Në Kliniken Infektive të Qendres Klinike dhe Universitare të shtunën në mbrëmje ka ndërruar jetë një person, i infektuar me COVID-19.
Bëhet fjalë për një 71-vjeçar me inicialet Sh.G. nga Komuna e Vushtrrisë.
Pacienti Sh. G. i lindur më 1949 me vendbanim në Vushtrri është pranuar në Klinikën Infektive me datën 10. 05.2020 dhe krahas diagnostikimit me COVID -19, vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.
Me këtë rast ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka bërë thirrje që të ketë më shumë kujdes.
Ai iu ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit.
Zemaj po ashtu ka folur edhe për vizitën e tij në këtë komunë si një nga më të prekurat deri më tani nga pandemia Covid-19.
Postimi i Zemajt:
“Të nderuar qytetarë, siç jeni njoftuar përmes njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, sot ka ndërruar jetë një qytetar me inicialet Sh.G. i lindur më 1949 me vendbanim në Vushtrri.
I ndjeri ishte prekur nga Covid 19 dhe i njejti vuante edhe nga sëmundje përcjellëse.
Sot isha në vizitë në komunën e Vushtrrisë, një nga komunat më të prekura nga virusi Covid 19 për momentin. Organet komunale atje dhe HERONJËT tonë mantil-bardhë, janë duke e bërë një punë të jashtëzakonshme për të parandaluar përhapjen e virusit.
Ngushllimet më të sinqerta familjes për humbjen e më të dashurit të tyre.
Ju lutem, të jemi më të kujdesshëm, kujdesi jonë personal është kujdes kolektiv.
Bashkë do ia dalim!”, ka shkruar Zemaj.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë të shtunës ka regjistruar 36 raste të reja me coronavirus në vend, ndërkaq një pacient me sëmundjen COVID-19, ka ndërruar jetë./Telegrafi/