Site icon Telegrafi

Zemaj: Nëse detyrohemi, do të ndëshkojmë edhe institucionet private edhe ato publike

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë që nëse nuk vazhdohet me rekomandimin e masave ndaj pandemisë, do të ketë ndëshkime.

“Më vjen keq, pas një angazhimi permanent të ekspertëve, qoftë në hartimin  e një manuali të ri për mbrojtjen nga përhapja e re e coronavirusit dhe luftimit të tij deri në pafundësi, besoj që është një situatë e qartë që duhet të rrisim respektin për veten, familjen, dhe ta ruajmë shëndetin publik”.

Zemaj gjatë vizitës që bëri në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, tha që nuk duhet të lejojmë që për pak kujdes, situata të na dalë jashtë kontrollit, duke mos zbatuar rekomandimet e IKSHPK-së.

“Do të kalojmë në një situatë të re, të respektimit të manualit. Nëse detyrohemi  edhe institucionet publike edhe ato private, do të kenë masa të ndëshkimit pasi nuk na lejohet rrugë tjetër”, është shprehur Zemaj.

Exit mobile version