Site icon Telegrafi

Zemaj: Pas rritjes së rasteve, shtimi i kontrollit në pikat kufitare duhet të jetë më i madh

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, të dielën ka vizituar pikën kufitare në Merdare.

Në një shkrim në Facebook, ka thënë se pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19, shtimi i kontrollit në pikat kufitare duhet të jetë më i madh.

“Pas rritjes së rasteve me Covid 19, në vend dhe në shtetet fqinjë, shtimi i kontrollit në pikat kufitare duhet të jetë më i madh, andaj të gjithë ata që hyjnë në Kosovë duhet t’i respektojnë masat e dhëna nga IKShPK-ja dhe MSh-ja”, thotë ministri.

Zemaj, ka ftuar qytetarët dhe institucionet që të kryejnë detyrat e veta, ngase sipas tij s’do të ketë tolerancë ndaj neglizhencës.

“Gjatë ditës, isha në pikën kufitare në Merdare, për të parë nga afër respektimin e masave anti Covid 19. Organet e rendit bashkë me doganierët, në pikën kufitare në Merdare, po bëjnë punën e vet shumë mirë. Inkurajoj qytetarët dhe institucionet të kryejnë detyrat e veta, asgjë të mos i lihet rastit”.

“Nuk ka tolerancë ndaj neglizhencës”, ka shkruar Zemaj, njofton Telegrafi.

Exit mobile version