Site icon Telegrafi

Zemaj në Gjilan: Shifrat me COVID-19 janë alarmante

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në vizitën e tij në komunën e Gjilanit, ku është pritur nga kryetari Lutfi Haziri ka thënë se fatmirësisht këtë javë kemi një stabilitet sa i përket
rasteve me coronavirus e kjo vie si rezultat i zbatimit të masave antiCOVID-19.

Pavarësisht kësaj, Zemaj shtoi se shifrat vazhdojnë të mbesin alarmante.

“Numrat janë alarmante, dhe për ta ndryshuar gjendjen duhet ta ndryshojmë sjelljen. Qeveria dhe MSH-ja po bënë gjithqka që është e mundur për t’i bërë ballë kësaj pandemie”, ka thënë Zemaj.

Ai ka shtuar se nëse ne vazhdojmë dhe ngritim ritmin e disiplinës dhe kujdesit, ja shkurtojmë këmbët virusit.

“Në këtë mënyrë e heqim stër ngarkesën prej spitaleve tona dhe i kthehemi jetës normale”, u shpreh Zemaj.

Ai shtoi se Komuna e Gjilanit është në mesin e komunave në zonë të kuqe, por pavarësisht kësaj Zemaj porositi qytetarët që të vazhdojnë në respektimin e masave.

“Të gjithë duhet të bëhemi bashkë kundër këtij virusi”, u shpreh ministri. /Telegafi/

Exit mobile version