Site icon Telegrafi

Zemaj, LVV-së: Me vulën e SHBA-ve jeni hajna të certifikuar

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj i ka quajtur hajna të certifikuar, deputetët dhe qeverinë që udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai në seancën plenare ku po diskutohet për të gjeturat e raportit të Departmaentit Amerikan të Shtetit, u shpreh se ky raport e rrënoi përtokë propagandën e kësaj qeverie për luftim të korrupsionit.

“Raporti i DASH-it shihet qartë se rrënoi përtokë një propagandë të shumicës se kemi luftuar korrupsionin. Në fakt ju po luftoni ata që po e luftojnë vërtetë korrupsionin

Ky raport ka konfirmuar secilin shqetësim tonin si LDK tani me vulën e SHBA-ve jeni hajna të certifikuar, sepse qeveria juaj që erdhi në pushtet për ta luftuar korrupsionin po emërtohet korrupsion serioz qeveritar”, tha Zemaj.

Lexo po ashtu Kusari-Lila: Raporti amerikan ka lëshime dhe pasaktësi

Ai shtoi se nuk kishte si të ishte ndryshe, duke përmendur skandalin me rezervat shtetërore.

“Nuk mund të ishte ndryshe kur vjedhni në bukë e grurë të rezervave shtetërore, e kur kapeni në flagrancë i ikni përgjegjësisë e nuk pranoni të hetoni përmes mekanizmave kuvendar. Sulmoni, etiketoni, akuzoni prokurorinë e policinë.

Zhytja në afera 240 milionëshe me tenderë sekret nën tavolinë është ajo që juve po ju befason. S’ka si të jetë ndryshe kur e gjithë Kosova priste se do ta shkarkoni Martin Berishajn, ju e mbrojtjet në mënyrë partizane sepse ishit vetë të involvuar kokë e këmbë”, u shpreh deputeti Zemaj. /Telegrafi/

Exit mobile version