Site icon Telegrafi

Zemaj: Lista Serbe nuk voton asnjëherë mocionin e mosbesimit ndaj kësaj Qeverie (Video)

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka thënë se miqtë ndërkombëtarë kanë dhënë paralajmërime dhe janë të shqetësuar për integritetin territorial të Kosovës.

Zemaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se presidenti amerikan Donald Trump nuk mund të zgjohet nga gjumi dhe të na sjellë një marrëveshje në tavolinë.

“Shtete mike dhe të fuqishme nga Bashkimi Evropian, qe kanë qëllime të mira dhe miqësore janë të shqetësuara dhe duan të na përgatisin…”, tha Zemaj, përcjell Telegrafi.

Deputeti i LDK-së ka thënë se nuk mund të ketë marrëveshje të imponuar me Serbinë pa vullnetin e popullit dhe Kuvendit.

Duke folur për situatën politike të brendshme, Zemaj ka thënë se Lista Serbe nuk e voton ndonjë mocion të iniciuar nga opozita në Kuvendin e Kosovës.

“Po mendoni se Lista Serbe e çon dorën dhe voton rrëzimin e Qeverisë? Asnjëherë. Katër kryetarë komunash kanë dhënë dorëheqje e Qeveria nuk po mundet të merr asnjë vendim. E ju besoni se Lista Serbe voton ndonjë mocion që paraqet LDK, Vetëvendosje apo PSD”.

Zemaj ka thënë se LDK nuk merr aventura me mocione pa i pasur numrat, sepse me pas do të pamundësohej rrëzimi i Qeverisë për gjashtë muaj.

“Nuk e bëjmë mocionin për teatër, e të themi LDK-ja e provoi mocionin dhe i mori nja 54-55 vota e më pas të bllokohemi 3-6 muaj”, tha Zemaj./Telegrafi/

Exit mobile version