Telegrafi

​Zemaj: Kuotë e veçantë për shkollim specialistik për studentët nga Lugina, MSh-ja do të financojë shkollimin e kandidatëve

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot ka bërë të ditur se në kuadër të mbështetjes për qytetarët e Luginës së Preshevës është siguruar një kuotë e veçantë për shkollim specialistik.

Zemaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se MSH-ja do të financojë shkollimin e kandidatëve të ardhur nga Lugina, kuadro të cilat do të kthehen të shërbejnë si staf profesional shëndetësor në komunën e Preshevës, të Medvegjës dhe në atë të Bujanocit.

Lexoni të plotë postimin e ministrit Zemaj:

“Mbështetja për bashkëqytetarët tanë në Luginën e Preshevës nuk do të mungojë asnjëherë!

Në kuadër të kësaj mbështetjeje, qytetarëve të Luginës u është siguruar një kuotë e veçantë për shkollim specialistik.

Ministria e Shëndetësisë do të financojë shkollimin e kandidatëve të ardhur nga Lugina, kuadro të cilat do të kthehen të shërbejnë si staf profesional shëndetësor në komunën e Preshevës, të Medvegjës dhe në atë të Bujanocit!

Përfaqësuesit e Luginës, i sigurova që kujdesi dhe mbështetja ime për bashkëqytetarët tanë atje, do të vazhdojë”. /Telegrafi/