Site icon Telegrafi

Zemaj kërkon krijimin e Komisionit hetimor për deportimin e shtetasve turq (Video)

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka theksuar se Komisioni Hetimor për deportimin e gjashtë shtetasve turq ka mbetur i vetmi institucion kredibil për të hetuar këtë ngjarje.

Zemaj, në emisionin “Debat D” të RTV Dukagjini,  ka thënë se fillimisht ka pasur pengesa që të zhvillohet ky debat dhe është prolonguar, madje, sipas tij, fillimisht nuk është mbledhur as Kryesia e Kuvendit.

“Ne kemi menduar se është çështje sensitive dhe ka nevojë për kohë. Në anën tjetër, kryeministri në mënyrë dëshirore ka kërkuar që të lirohen nga detyra përgjegjësit e këtij veprimi”, ka shtuar Zemaj. /Telegrafi/

Exit mobile version