Telegrafi

Zemaj: Kërkesa për të shkuar në zgjedhje do të ishte demokratike

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka theksuar se duhet të propozojmë diçka që të ecim më tutje.

Ai ka theksuar se PAN-i po dëshiron që t’ia imponoj pakicës zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe kryeministrit.

Zemaj i është drejtuar kryesuesit të seancës, Adem Mikullovcit që të thërret një takim konsultativ pavarësisht a i pëlqen apo jo VV-së apo LDK-së.

Deputeti i LDK-së theksoi se në këtë takim do të duhej të adresoheshin këto tri qëshjte: “ Apo dëshirojnë që ta imponojnë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.  Apo dëshirojnë që ta imponojnë zgjedhjen kryeministrit dhe apo dëshirojnë që t’i lëshojnë rrugë pakicës për formimin e qeverisë”.

Zemaj ka thënë se edhe kërkesa për të shkuar në zgjedhje do të ishte demokratike. /Telegrafi/