Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, konsideron se trajtimi i vrasjeve të pasluftës është duke ecur ngadalë dhe se për këtë është dashur të bëhet më shumë.
Në mesin e personave të vrarëve pasluftës në Kosovë është edhe axha i tij, Tahir Zemaj.
“Prokuroria Speciale e EULEX është në trajtim të disa rasteve të vrasjeve për motive politike. Ecuria e zhvillimit të hetimeve është e ngadalshme për disa arsye edhe pse neve mendojmë që është dashur të bëhet më shumë. Për momentin kjo është e tëra që mund ta them, për shkak të hetimeve që janë në zhvillim e sipër”, citon Indeksonline të ketë thënë Zemaj.