Site icon Telegrafi

Zemaj: Gastronomia në mënyrë të pasinqertë shkeli masat anti-COVID

Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj i zhgënjyer me prindërit që festuan bashkë me fëmijët në grumbuj Halloween-in.

Zemaj në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se gjendja nëpër kafiteri dhe gastronomi ka qenë vështirë e menaxhueshme pavarësisht se sipas tij është rritur numri i inspektorëve.

“Mbipopullimi i lokaleve është bërë në orët e vonshme. Kjo ka qenë për neve e pakontrollueshme. Kjo ka qenë edhe veprim i pasinqertë i gastronomëve pasi kishim zotimin e tyre se do të respektohen masat. Ajo që kemi parë në terren është se edhe ata vet e kanë pasur vështirë ta menaxhojnë situatën”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ministri i Shëndetësisë thotë se për fat të keq në ditën kur në Kosovë u shënua numri rekord i infeksioneve, prindërit u grumbulluan bashkë me fëmijët për “Halloween”.

Zemaj thotë se kontrolle janë bërë edhe në objektet qeveritare apo komunale kur ka pasur shkelje të masave.

Ministri i Shëndetësisë si shqetësim ka përmendur edhe organizimin e dasmave, ceremonitë mortore apo të pamet./Telegrafi/

Exit mobile version