Site icon Telegrafi

Zemaj e cilëson të suksesshëm menaxhimin e pandemisë COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në konferencën e fundvitit ka thënë se kanë shënuar sukses në menaxhimin e pandemisë dhe se kanë dhënë shembull në menaxhim.

Para se të bëjë një prezantim të gjerë të aktiviteteve të zhvilluara në periudhën qershor–dhjetor i ka nderuar me një minutë heshtje punonjësit shëndetësorë që humbën jetën në përballjen me COVID-19.

“Nga 4 qershori e deri më sot nuk mund të them se kemi arritur të gjitha ato që kemi synuar. Por me ato që i kemi realizuar kemi shënuar sukses si menaxhimi i pandemisë. Jemi përballur më tërë fuqinë tonë duke dhënë shembullin e menaxhimit..Në përkahje të plotë nga kryeministrit kemi pasë suksese në shëndetësi. Jemi përballur me tërë fuqitë tonë duke dhënë shembullin e menaxhimit me përkushtimin tonë të përbashkët. Do t’i nderojmë dhe kujtojmë përherë 35 profesionistët shëndetësorë që janë heronjtë të kohës sonë”, tha Zemaj.

Zemaj ka thënë se shëndetësia do trajtim meritor e jo buxhet tepricë që ka mbetur.

“Shëndetësia duhet të jetë prioritet nacional. Kemi mjekë e infermier të jashtëzakonshëm që kanë nevojë për më shumë vëmendje nga shteti, të cilët kanë qëndruar pranë pacientëve”.

Zemaj ka falënderuar edhe organizatat ndërkombëtare në ndihmën dhënë Kosovës për të frenuar virusin vdekjeprurës.

“Për këta muaj s’kemi pasë orar pune, jo vetëm unë dhe stafi im në ministri, por e tërë shëndetësia. Unë jam krenar me të gjithë kontribuuesit deri në sakrificë të vetëmohimit.  Jam krenarë me mjekët dhe infermierët tonë,  stafin teknik dhe institucionet lokale që përkrahin shëndetësinë”.

“Shëndetësia duhet të jetë prioritet nacional për së paku dy qeveritë e ardhshme. Jeta e njeriut është më e vlefshme se çdo projekt i fushës tjetër. Shëndetësia do trajtim meritor dhe as lëmoshë e ndihmë nga tepricat e buxhetit të shtetit”, tha ai.

Zemaj ka treguar planet strategjike të ministrisë, ndër të cilat ishte Plani për parandalimin dhe kontrollin e Covid 19.

“Buxheti i miratuar 81 milionë e 742 mijë e 287 euro e 99 cent. Kurse buxheti i shpenzuar ishte 45 milionë e 42 mijë e 496 euro e 48 cent”, ka shtuar Zemaj.

Në kuadër të resurseve humane e dhe fuqizimet e tyre, Zemaj ka veçuar rritjen e numrit të specializantëve.

“Janë rekrutuar 200 specialist shëndetësorë. 1500 specializant si dhe janë rekrutuar 375 profesionist të tjerë”, ka thënë ministri Zemaj.

Sa i përket monitorimit të situatës së pandemisë Zemaj ka treguar se IKSHP-ja dhe MSh-ja  ka vazhduar forcimin e përgjigjes ndaj pandemisë përmes gjurmimit, testimeve e izolimit.

Exit mobile version