Site icon Telegrafi

Zemaj: Dita Botërore e AIDS-it është ditë për të rikujtuar se virusi HIV nuk është zhdukur

Sot shënohet Dita Botërorë kundër AIDS-it.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë së “në këtë ditë, opinioni sensibilizohet për luftën kundër HIV-it dhe ofrohet mbështetja për njerëzit që jetojnë me HIV, si dhe për të përkujtuar ata që kanë vdekur nga AIDS”.

“Dita Botërore e AIDS-it është ditë për të rikujtuar se virusi HIV nuk është zhdukur – ekziston ende nevoja për të rritur ndërgjegjësimin nga rreziku i këtij virusi, për të luftuar paragjykimet dhe për të informuar të rinjtë rreth tij”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Ministri Zemaj ka thënë se testimi është mënyra e vetme për të zbuluar virusin HIV dhe identifikimi i hershëm ofron siguri për trajtim të suksesshëm.

“Testet falas dhe anonime janë në dispozicion nga institucionet tona shëndetësore”./Telegrafi/

Exit mobile version