Gjatë këtij episodi në emisionin “Kojshia Show” ka qenë i ftuar Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Që në fillim të intervistës flitej për rëndësinë e maskave mbrojtëse, të cilën nuk e pati prezantuesi, Sadri Imeri.
Derisa Zemaj tregonte se po mbahej distanca dhe masat antiCOVID, iu drejtua Imerit për të vendosur maskën.
“E kemi pak [distancën] por mirë është që ta kesh edhe ti maskën, sepse sigurisht higjienën e mban” është shprehur ai.
Pas kësaj, moderatori është detyruar që të vendos maskën dhe ta mbajë atë gjatë intervistës. /Telegrafi/