Minsitri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se mbi 33 mijë doza të vaksinave do të vijnë në Kosovë gjatë muajit mars. Ai ka folur edhe rreth mundësisë së shtërngimit të masave anti-Covid
“Gjatë muajit mars vijnë 33 mijë e 600 doza të vaksinave të COVAX-it”, tha Zemaj në Kanal10.
Ministri në detyrë po ashtu thotë se pasi gjendja në Kosovë u vlerësua si stabile, kjo është arsyeja pse vaksinat janë vonuar deri tash.
“Arsyetimi ka qenë që Kosova e ka gjendjen stabile”, tha Zemaj.
Zemaj ka folur rreth mundësisë së shtërngimit të masave anti-Covid.
Ai është shprehur se këtë javë nuk pritet të ketë masa të reja, por të enjtën do të bëhet rivlerësimi i komunave sipas zonimit, shkruan Portali.info
Zemaj ka thënë se nëse është nevoja në bazë të rekomandimeve të IKSHPK-së, nëse kërkohet nga qeveria masa shtërnguese për uljen e infeksionit do të shqyrtohen.
“Këtë javë jo, ne e kemi këtë zonimin që e bëjmë në 3 zona që i kemi përcaktuar, në këtë javë është rritur numri në zonën e kuqe, do të shohim në këtë javë nëse do të ketë, siç e bëjmë vlerësimin javor. Të enjten do të dalim zyrtarisht, nëse është nevoja ftojmë Komitetin dhe në bazë të rekomandimeve të IKSHPK-së, eventualisht nëse kërkohet nga qeveria e Kosovës të shtërngojë masat ose të marrë masa shtesë për uljen e infeksionit”, tha Zemaj.
Qeveria e Kosovës është paralajmëruar për protesta nga kategori të ndryshme biznesore në Kosovë në rast se shtërngohen masat.