Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se nuk do të marrë pjesë në samitin e G20 nëse homologu i tij rus Vladimir Putin është atje.
“Pozicioni im personal dhe ukrainas ishte se nëse lideri i Federatës Ruse merr pjesë, Ukraina nuk do të marrë pjesë”, tha ai në një konferencë të 3 nëntorit, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Ndryshe, samiti i G20 do të mbahet më 15 dhe 16 nëntor në Bali të Indonezisë.
Konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës nisi më 24 shkurt në atë që Rusia e quajti “operacion special ushtarak”. /Telegrafi/