Volodymyr Zelensky ka deklaruar se të hënën planifikon të shkojë në Arabinë Saudite për t’u takuar me Princin e Kurorës.
“Pas kësaj, ekipi im do të qëndrojë në Arabinë Saudite për të punuar me partnerët tanë amerikanë”, tha presidenti ukrainas përmes rrjeteve sociale.
Ndërkohë, Steve Witkoff, i cili zyrtarisht mbulon Lindjen e Mesme, por ka qenë i përfshirë në negociatat me Rusinë, tha se është duke u përgatitur një takim me Ukrainën.
Today was a very productive day in Brussels for Ukraine and all of Europe at the European Council summit at the leaders’ level. I had good meetings with @eucopresident and @vonderleyen. Met with @EmmanuelMacron, @Bart_DeWever, and @_CStocker on the sidelines of the summit. Also…
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 6, 2025
Duke vlerësuar letrën e liderit ukrainas drejtuar presidentit amerikan, Donald Trumpit – të dërguar pas takimit të tyre të dështuar në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar – ai e quajti atë “një hap të parë pozitiv” dhe shtoi se “ne jemi tani në diskutime për të koordinuar një takim me ukrainasit në Riad ose ndoshta edhe në Jeddah”.
“Qyteti mund të ndryshojë, por do të jetë në Arabinë Saudite”, shtoi ai.
Witkoff theksoi se Uashingtoni po përpiqet të dakordojë një kornizë për një marrëveshje paqeje dhe një armëpushim fillestar për Ukrainën.
Ndryshe, SHBA-ja ka ndërprerë ndihmat ushtarake dhe informacionet inteligjente për Ukrainën. /Telegrafi/