Site icon Telegrafi

Zelensky takohet me kryeministrin britanik, ata përshëndeten me një përqafim

Volodymyr Zelensky sapo ka mbërritur në Downing Street për një takim me Keir Starmer.

Bëhet e ditur se pati brohoritje nga turmat e mbledhura jashtë ndërsa autokolona e presidentit u kthye nga Whitehall.

Në momentin që presidenti ukrainas dhe kryeministri britanik u takuan, ata u përqafuan – gjë që po konsiderohet si një mesazh për Shtëpinë e Bardhë, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Tani të dy udhëheqësit janë drejtuar në Downing Street nr 10 për bisedime që kanë marrë një rëndësi të shtuar pas takimit të Zelenskyt me Trumpin dje.

Lexo po ashtu Pas 'përplasjes' me Trumpin, Zelensky në një takim me kryeministrin britanik

Ndryshe, Zelensky pritet të takohet edhe me Mbretin Charles.

Ndërsa pritet të marrë pjesë edhe në një samit të liderëve evropianë të dielën për të diskutuar mbështetjen për Kievin. /Telegrafi/

Exit mobile version