Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u shfaq i emocionuar teksa u takua me kryeministrin britanik, Keir Starmer.
Bëhet e ditur se Zelensky u prek ndërsa Starmer vuri në dukje brohoritjet nga turmat e mbledhura jashtë ndërsa autokolona e liderit ukrainas afrohej.
“Dhe siç dëgjoni brohoritjet në rrugë, ju keni mbështetjen e plotë të të gjithë Mbretërisë së Bashkuar”, i tha Starmer liderit ukrainas.
“Ne qëndrojmë me ju, me Ukrainën, për aq kohë sa mund të duhet”, shtoi ai.
Ndërsa Zelensky e falënderoi Starmer dhe popullin e Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen dhe miqësinë e tyre, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, ky takim vjen pas përplasjes së presidentit ukrainas me atë amerikan Donald Trump para mediave botërore mbrëmë.
Dy liderët kanë nënshkruar një marrëveshje për t’i dhuruar Ukrainës 2.6 miliardë euro hua.
Marrëveshja është pjesë e “mbështetjes së palëkundur dhe të vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për popullin ukrainas”.
Së fundmi, Zelensky ka komentuar takimin me kryeministrin britanik, shkruan skynews.
Ai falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për “mbështetjen e jashtëzakonshme” që nga “fillimi i kësaj lufte” dhe huanë prej 2.6 miliardë eurosh.
“Fondet do të drejtohen drejt prodhimit të armëve në Ukrainë. Kjo është drejtësia e vërtetë – ai që filloi luftën duhet të jetë ai që duhet të paguajë”, tha Zelensky. /Telegrafi/
London. A meaningful and warm meeting with Prime Minister @Keir_Starmer.
During our talks, we discussed the challenges facing Ukraine and all of Europe, coordination with partners, concrete steps to strengthen Ukraine’s position, and ending the war with a just peace, along with… pic.twitter.com/IAwcPgbhYW
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 1, 2025