Site icon Telegrafi

Zelensky: Rusia do të ‘ndiejë zemërimin’ e ushtrisë së Ukrainës në vitin 2024

Volodymyr Zelensky ka kërcënuar Rusinë me “zemërimin” e ushtrisë ukrainase në mesazhin e tij të vitit të ri për ukrainasit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gati dy vjet pas fillimit të agresionit rus mbi Ukrainë, presidenti vlerësoi forcën e ukrainasve në mes të sulmeve të vazhdueshme, duke deklaruar: “Kjo nuk është një mrekulli e Vitit të Ri, nuk është një përrallë, jo magji, por meritë e secilit prej jush”.

“Secili nga miliona ukrainas. Të gjithë ata që gjatë këtij viti, ditë e natë, dëshmuan se ukrainasit janë më të fortë!”.

Lexo po ashtu Hoteli ku po qëndronte një ekip i ZDF në Ukrainë goditet nga një sulm me raketa ruse – njëri prej tyre i lënduar rëndë

Ai vlerësoi popullin “heroik” të Ukrainës për përpjekjet për të mposhtur Rusinë dhe u bëri thirrje atyre që jetojnë në territoret e pushtuara që të “mbahen pas besimit në kthimin e Ukrainës”.

Duke përsëritur qëllimin e Ukrainës për të rifituar të gjitha tokat e pushtuara, ai tha: “Pa secilin prej jush, Ukraina do të jetë e paplotë”.

Në nivel ndërkombëtar, presidenti Zelensky përshëndeti vendimin e Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit si një “fitore historike”.

Duke iu kthyer vitit të ardhshëm, ai tha se pilotët ukrainas “tashmë po zotërojnë avionët F-16” dhe Rusia “me siguri do të shohë se cili është zemërimi ynë i vërtetë”.

Lexo po ashtu Viti 2023 përmes 16 "fotografive goditëse" nga e gjithë bota

Duke kërcënuar drejtpërdrejt Rusinë, ai vazhdoi: “Vitin tjetër, armiku do të ndiejë zemërimin e prodhimit vendas. Armët tona, pajisjet tona, artileria, predhat tona, dronët tanë,…”.

“Të gjitha këto do t’i përdorim masivisht. Në tokë, në qiell dhe, natyrisht, në det… Dhe këtë vit, armiku u ndje si kurrë më parë: ai nuk ka vend këtu”. /Telegrafi/

Exit mobile version