Javën e ardhshme, Rusia mund të përpiqet të kryejë veprime veçanërisht brutale, thotë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se këtë javë Rusia mund të përpiqet të bëjë diçka veçanërisht të keqe, diçka veçanërisht mizore. Ky është armiku ynë”, tha ai gjatë fjalimit të mbrëmjes.
“Por në çdo javë tjetër gjatë këtyre gjashtë muajve, Rusia bëri të njëjtën gjë gjatë gjithë kohës – të neveritshme dhe mizore”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.
Javën e ardhshme, Ukraina do të festojë Ditën e Flamurit Kombëtar, Ditën e Pavarësisë dhe Ditën e Përkujtimit të Mbrojtësve të Ukrainës. Është planifikuar edhe samiti “Platforma e Krimesë”.
Ndryshe Ukraina pretendon se 44,900 trupa ruse janë vrarë që nga fillimi i luftës. /Telegrafi/