Vizita e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në SHBA, ishte një prej temave më të përfolura në mediat botërore.
Ai u takua në Shtëpinë e Bardhë me Joe Biden, si dhe mbajti fjalim në Kongresin amerikan para ligjvënësve amerikanë, transmeton Telegrafi.
Megjithatë gjatë konferencës së përbashkët mes dy presidentëve – një gazetare i parashtroi pyetjen Zelenskyt, nëse SHBA-të do të furnizojnë Ukrainën me gjitha armët e nevojshme që të çlirojë territoret e pushtuara nga rusët.
E duke filluar t’i përgjigjet pyetjes së gazetares, ndërhyri Biden i cili tha shkurt “po” duke nxitur të qeshura dhe një pajtim nga ana e Zelenskyt.
Më pas ai vazhdoi të tregojë në detaje, sesi SHBA-të deri më tani kanë ndihmuar me shuma të majme parash si dhe armë të sofistikuara. /Telegrafi/
Biden answered for Zelenskyy a journalist's question about whether it is likely that the United States will supply Ukraine with everything necessary for the liberation of the occupied territories as quickly as possible. pic.twitter.com/12kakTqATn
— NEXTA (@nexta_tv) December 21, 2022