Duke folur gjatë një konference për shtyp në Holandë, Volodymyr Zelensky shpreson se Vladimir Putin do të sillet para drejtësisë ndërkombëtare në Hagë.
“Ne të gjithë duam ta shohim këtu në Hagë, Vladimirin”, deklaroi ai duke iu referuar urdhër-arrestit të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.
Lideri rus “meriton të dënohet” dhe të sillet në Hagë, thotë i pari i shtetit ukrainas, raporton skynews.
🔴 #LIVE: 🇺🇦🇳🇱 #Ukraine's President Volodymyr Zelensky began his speech to the Netherlands by addressing the country's citizens.
"Of course, we all want to see a different 'Vladimir' here in The Hague—the one who deserves to be sentenced for these criminal actions." ⤵️ pic.twitter.com/yJHekBYMNA
— FRANCE 24 English (@France24_en) May 4, 2023
Ai thotë se ka besim se kjo do të ndodhë kur Ukraina triumfon kundër Rusisë.
Presidenti ukrainas pretendon se 6,139 krime lufte janë kryer nga Rusia vetëm në muajin prill, duke shkaktuar 207 viktima ndër civilët. Njëmbëdhjetë prej tyre ishin fëmijë.
Zelensky këmbëngul se duhet të krijohet një gjykatë për të gjykuar krimin e agresionit të Rusisë. /Telegrafi/