Site icon Telegrafi

Zelensky në samitin e G7 në Japoni

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të udhëtojë drejt shtetit japonez, ku do të merr pjesë në takimin e shtatë vendeve më të industrializuara të botës.

Kështu ka pohuar një zyrtar ukrainas i sigurisë për televizionin publik BBC duke konfirmuar pjesëmarrjen e liderit ukrainas në samitin e G7.

Lexo po ashtu SHBA dhe G7 pritet t’i vendosin sanksione të reja Rusisë

“Gjëra shumë të rëndësishme do të vendosen atje dhe prandaj është prania e presidentit tonë që është absolutisht thelbësore për të mbrojtur interesat tona”, tha Oleksy Danilov, sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes.

Shtetet e G7 do të përqendrohen në sanksionimin e ekonomisë së Rusisë dhe riafirmimin e mbështetjes së tyre për Ukrainën, veçanërisht pasi pritet që vendi të nisë një kundërofensivë në pranverë.

Presidenti i Ukrainës deklaroi për BBC-në se ushtrisë që drejton i duhet më shumë kohë dhe pajisje para se të mund të fillon një sulm për të rimarrë disa territore të pushtuara prej shtetit rus.

Ndryshe, Britania e Madhe para takimit të sotëm të G7 ka ndaluar importin e diamanteve të Rusisë. /Telegrafi/

Exit mobile version