Site icon Telegrafi

Zelensky: Koreja e Veriut po dërgon armë dhe ushtarë në Rusi

“Koreja e Veriut po dërgon armë dhe ushtarë për të mbështetur trupat ruse”, deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë fjalimit të tij kombëtar.

Zelensky shtoi se marrëdhëniet e Ukainës me partnerët perëndimorë duhet të zhvillohen për të mbajtur larg aleancën kundërshtare.

“Kur flasim për më shumë aftësi me rreze të gjatë veprimi për Ukrainën dhe furnizime më vendimtare për forcat tona, nuk është vetëm një listë e pajisjeve ushtarake”, tha Zelensky.

“Ka të bëjë me rritjen e presionit ndaj agresorit. Dhe ka të bëjë me parandalimin e një lufte më të madhe”, shtoi ai.

Udhëheqësi ukrainas vazhdoi të deklarojë se do të ndjekë “planin e tij të fitores” – një propozim që përmban kushtet e supozuara të sakta për t’i dhënë fund luftës dhe për të garantuar paqen, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un është bërë një nga aleatët kryesorë të presidentit rus, Vladimir Putin, që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës në fillim të vitit 2022.

Pretendimi se Koreja e Veriut po dërgon ushtarë për të mbështetur trupat ruse u shfaq për herë të parë më 11 tetor, pasi raportet e mediave sugjeruan se zyrtarë të lartë në Kiev dhe Seul pretenduan se inxhinierët ushtarakë të Koresë së Veriut ishin vendosur për të mbështetur Rusinë që synonte Ukrainën me raketa balistike.

Raporti i medias gjithashtu pretendoi se trupat e Koresë së Veriut po luftonin në Ukrainë.

Kremlini hodhi poshtë pretendimet, me zëdhënësin e qeverisë Dmitry Peskov duke thënë: “Ky duket si një tjetër lajm i rremë”.

Ndërkohë, Uashingtoni pretendon se Pheniani ka dërguar më shumë se 16,000 kontejnerë transporti që përmbajnë municione në Rusi. /Telegrafi/

Exit mobile version