Siç pritej, Donald Trump ka dominuar takimin në Zyrën Ovale.
Por Volodymyr Zelensky i bëri thirrje presidentit amerikan që të mos bëjë “kompromise me një vrasës” – duke iu referuar presidentit rus Vladimir Putin.
Kjo vjen pasi Trump e paralajmëroi Zelenskyn se duhej ta nënshkruante marrëveshjen ose SHBA-ja do të jetë jashtë, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
“Ju po luani me një Luftë të Tretë Botërore”, i tha presidenti amerikan atij ukrainas.
“Ose nënshkruani marrëveshjen ose ne jemi jashtë kësaj”, vazhdoi ai.
“Ne po përpiqemi të zgjidhim një problem. Mos na tregoni se çfarë do të ndjejmë, sepse ju nuk jeni në gjendje ta diktoni atë saktësisht. Ju nuk jeni në gjendje të diktoni atë që do të ndjejmë”, deklaroi Trump. /Telegrafi/