Site icon Telegrafi

Zelensky inkurajon të dërguarin amerikan për Ukrainën të flasë me vendasit gjatë vizitës në Kiev

Volodymyr Zelensky ka inkurajuar të dërguarin e SHBA për Ukrainën që të flasë me vendasit për luftën gjatë vizitës së tij në Kiev.

Presidenti ukrainas i ka bërë thirrje Keith Kellogg që të flasë me vendasit për mënyrën se si ata e shohin këtë luftë, duke shkuar dhe vizituar ata dhe të shoh se çfarë thonë ata për komentet e Donald Trump për Ukrainën, transmeton Telegrafi.

Zelensky shpreson se do të ketë bisedime me zyrtarët e inteligjencës së sigurisë, për t’u “përpjekur të zbulojë të vërtetën e tokës për sa i përket Ukrainës”.

Në anën tjetër, Trump ka bërë thirrje që të ketë zgjedhje të reja në Ukrainë si dhe kontestuar mbështetjen e Zelenskyt në popull.

E si kundërpërgjigje Zelensky bëri të qartë se nuk e ka ndërmend t’ia jep SHBA-së një përqindje të mineraleve të rralla ,në këmbim të vazhdimit të ndihmës ushtarake. /Telegrafi/

 

Exit mobile version