Site icon Telegrafi

Zelensky dorëzon kërkesën kundër Rusisë në Hagë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se ka dorëzuar kërkesën kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Zelensky theksoi se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për manipulimin e nocionit të gjenocidit për të arsyetuar agresionin në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

“Ukraina ka paraqitur kërkesën kundër Rusisë në GJND. Rusia duhet të jetë përgjegjëse për manipulimin e nocionit të gjenocidit për të arsyetuar agresionin”, ka shkruar presidenti ukrainas.

Me këtë Zelensky kërkon një veprim urgjent, që do ta urdhëronte Rusinë të ndërpret aktivitetet e saj ushtarake. /Telegrafi/

 

Exit mobile version