Vizita e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ku u takua me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, nuk kaloi edhe pa momente komike.
Derisa po bëheshin gati për një konferencë të përbashkët për media në pallatin Elysee, presidenti francez u vendosë në foltoren e mesme dhe ishte i vetmi që shkoi aty ku duhej – pra prapa tij gjendej flamuri i Francës, transmeton Telegrafi.
Megjithatë njëjtë nuk vepruan Zelensky dhe Scholz që kishin ngatërruar vendet e tyre, gjë që nxiti të qeshura nga nikoqiri dhe të pranishmit e tjerë që ishin në sallë.
Scholz u vendos para flamurit të Ukrainës, kurse Zelensky qëndronte para atij gjerman. E kur e kuptuan se çfarë kishin bërë – ia bën me dije nikoqirit që filloi të qeshte.
Kjo nuk i iku kameramanëve të shumtë, që kishin shkuar për ta ndjekur nga afër këtë ngjarje të shumëpërfolur. Në videon e publikuar më poshtë, mund të shihet ky moment i “sikletshëm”. /Telegrafi/
😅 What do you know about awkward situations? pic.twitter.com/WfZ3tPhzQH
— NEXTA (@nexta_tv) February 8, 2023