Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se Rusia “duhet të japë shpjegime të qarta” për rrëzimin e avionit të Azerbajxhanit dhe “të ndalojë përhapjen e dezinformatave” në një telefonatë me presidentin e Azerbajxhanit.
Presidenti ukrainas “e pranoi heroizmin e pilotëve dhe të gjithë ekuipazhit të aeroplanit” në bisedimet me Ilham Aliyev, sipas një postimi në llogarinë në X të Zelenskyt.
“Prioriteti kryesor tani është një hetim i plotë për të dhënë përgjigje për të gjitha pyetjet rreth asaj që ka ndodhur realisht”, tha Zelensky, shkruan skynews.
“Rusia duhet të japë shpjegime të qarta dhe të ndalojë përhapjen e dezinformatave”, shtoi ai.
“Fotografitë dhe videot tregojnë qartë dëmtimin e trupit të aeroplanit, duke përfshirë shpimet dhe gërvishtjet, të cilat tregojnë fuqishëm një goditje nga një raketë e mbrojtjes ajrore”, përfundoi lideri ukrainas.
I spoke to @presidentaz Ilham Aliyev and expressed condolences to him and the people of Azerbaijan regarding the tragic crash of flight J2-8243 of Azerbaijan Airlines. We acknowledged the heroism of the pilots and the entire crew of the aircraft.
The key priority now is a… pic.twitter.com/s4DAgXdEaK
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) December 28, 2024
Ndryshe, këto deklarata vijnë pasi Shtëpia e Bardhë tha se indikacionet e hershme sugjerojnë se aeroplani mund të ishte rrëzuar nga Rusia.
Zelensky u shpreh se do ta mbështesë Azerbajxhanin në këtë situatë me të gjitha mjetet e nevojshme dhe do t’u bëj thirrje vendeve të tjera që të ndihmojnë gjithashtu. /Telegrafi/