Site icon Telegrafi

Zelensky bën thirrje për unitet: Vetëm së bashku mund ta ndalojmë të keqen

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për unitet, ndërsa bota dënon sulmet e Rusisë.

“Vetëm së bashku mund ta ndalojmë të keqen”, tha Zelensky.

Në deklaratën e tij të fundit, lideri ukrainas njoftoi se Rusia ka lëshuar pothuajse 140 raketa, më shumë se 900 bomba ajrore dhe mbi 600 dronë sulmues gjatë javës së kaluar, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Ai tha se kjo tregon se Moska po përpiqet të “frikësojë” Ukrainën me “të ftohtin dhe mungesën e dritës”, pasi sulmet synojnë sistemet e saj të energjisë.

“Ata po përsërisin veprimet e tyre dhe po përpiqen të marrin rezultate prej tyre”, tha Zelensky.

“E gjithë bota e sheh dhe e di se ne po mbrohemi nga e keqja absolute, e cila nuk kupton asnjë gjuhë përveç forcës”, shtoi ai.

“Ne kemi nevojë për unitet, bota ka nevojë për unitet. Vetëm së bashku mund ta ndalojmë këtë të keqe”. /Telegrafi/

Exit mobile version