Site icon Telegrafi

Zelensky arrin në Athinë, do të marrë pjesë në takimin joformal me liderët e Ballkanit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka arritur në Athinë, për një vizitë të paparalajmëruar.

Lideri ukrainas u takua me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis ndërsa do t’i bashkohet në një darkë joformale këtë mbrëmje.

Pritet të marrin pjesë edhe liderët e disa vendeve të Ballkanit, Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian dhe Charles Michel, presidenti i Këshillit Evropian.

Theksojmë se Kosovën në këtë takim do ta përfaqësojë kryeministri, Albin Kurti, raporton skynews.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk është ftuar. Në vend të tij ishte ftuar presidenti shqiptar, Bajram Begaj, i cili ka refuzuar të merr pjesë shkaku i agjendës së ngjeshur.

Ndryshe, Zelensky e filloi ditën në Kopenhagë, ku falënderoi politikanët danez pasi ky vend njoftoi se do të dërgonte aeroplanët luftarakë F-16 në Ukrainë. /Telegrafi/

Exit mobile version