Site icon Telegrafi

Zelanda e Re shtyn zgjedhjet për shkak të pandemisë COVID-19

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka shtyrë zgjedhjet e përgjithshme për një muaj, pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19.

Procesi i votimit ishte planifikuar të zhvillohej më 19 shtator, mirëpo tani do të mbahet më 17 tetor.

Ardern ka thënë të hënën se data e re do t’iu lejojë partive “për të planifikuar rrethanat mbi të cilat do të zhvillohet fushata”.

Më herët gjatë kësaj jave, ky vend është përballur me rritjen më të madhe të të infektuarve me COVID-19, andaj u është kthyer masave të izolimit.

Lexo po ashtu Zelanda e Re me masa të reja bllokimi në qytetin e Auckland - banorët do t'i nënshtrohen mbylljes për 12 ditë

Si pasojë e një shpërthimi në Auklland javën e kaluar, aktualisht në Zelandën e Re është raportuar për 58 raste aktive me këtë virus.

Lajmi për rikthim të sëmundjes COVID-19, ka shokuar këtë shtet që nuk pati raportuar për asnjë rast lokal të infektimit për më shumë se tre muaj.

Aktualisht në Zelandën e Re ekzistojnë katër “nivele të alarmit”.

Lexo po ashtu Mbi 100 ditë nuk kishte ndonjë rast me COVID-19, por tani Zelanda e Re po përballet me valën e dytë

Auklland aktualisht është në të tretin derisa pjesa tjetër e shtetit në të dytin.

Sips të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Zelanda e Re, prej fillimit të pandemisë ka regjistruar 1,600 të infektuar me COVID-19, prej tyre, 22 persona kanë vdekur. /REL/

Exit mobile version