Site icon Telegrafi

Zekrija Ramadani pas barazimit me Drenicën ankohet në orar të ngjeshur dhe në fushën që u zhvillua ndeshja sot 

Gjilanin mori një barazimin pa gola në stadiumin “Bajram Aliu” ndaj Drenicës në xhiron e tretë të Albi Mall Superligës.

Pas ndeshjes, Zekrija Ramadani ishte i kënaqur me lojtarët e tij, teksa u ankua në fushën e stadiumit dhe në orarin e ndeshjeve, pasi gjilanasit kanë luajtur tri ndeshje në gjashtë ditë.

“Duhet vlerësuar, pas dy ndeshjeve me bari sintetik, luajtëm në artificial dhe u ndalëm në një fushë që nuk ishte në nivelin e duhur”.

Lexo po ashtu Paqe në ‘Bajram Aliu’, Drenica ndal Gjilanin

“Drenica është një ekip i  paparashikueshëm, vjen pas dy humbjeve dhe kishte dëshirën për t’u kthyer, duhet të jemi të kënaqur nuk e humbëm takimin”.

“Po luajmë çdo dy ditë, po i bëhet një masakër Gjilanit, është e paimagjinueshme të luhet kaq shpesh”, ka thënë Ramadani. /Telegrafi/

 

Exit mobile version