Site icon Telegrafi

Zekolli-Shaqiri: Për dy muaj do të lëshohet për qarkullim dy kilometërshi i parë i rrugës Shkup – Bllacë

Zv. ministrja e Transportit dhe Lidhjeve Kaltrina Zekolli-Shaqiri theksoi se korridori 8 përballet me shumë probleme, por siç shtoi punojnë intensivisht që problemet të zgjidhen.

Zekolli-Shaqiri në emisionin “Daily Click”, bëri të ditur se për dy muaj do të lëshohet për qarkullim dy kilometërshi i parë i rrugës Shkup-Bllacë.

“Në dy muajt e ardhshëm pritet të lëshohet për qarkullim dy kilometrshi i rrugës deri tek qarkorja e hyrjes në Qytetin e Shkupit, e cila lidhë pastaj me rrugën e njohur Shkup-Bllacë”, tha Zekolli-Shaqiri.

Për autostradën Kërçovë-Ohër, zv. ministrja thotë se, një pjesë e autostradës Kërçovë-Ohër do të lëshohet për qarkullim në pranverën e vitit 2025.

“Një pjesë e autostradës Kërçovë-Ohër do të lëshohet për qarkullim në pranverën e vitit 2025”, tha Kaltrina Zekolli-Shaqiri.

Exit mobile version