Site icon Telegrafi

Zekirja Ramadani, trajner i vetëm i Superligës në top 1000 strategët e botës

Zekirja Ramadani - Foto Ridvan Slivova/Telegrafi

Zekirja Ramadani është trajneri i vetëm që ka arritur të gjejë veten në mesin 1000 strategëve të botës.

Sipas Coaches Ranking të Football Rankings, vetëm një trajner i Superligës së Kosovës ka arritur të gjejë veten në këtë renditje botërore.

Strategu i Feronikelit është renditur në pozitën e 930-të gjersa në këtë listë nuk gjendet asnjë trajner tjetër i klubeve kosovare.

Ndërkohë, më i miri në këtë renditje prej shqiptarëve është Besnik Hasi, i cili zë vendin e 182-të me 869 pikë.

Llogaritja bëhet në çdo të hëne dhe merren për bazë rezultatet e 52 javëve të fundit që skuadra përkatëse marrin në ligat vendore si dhe në garat ndërkombëtare.

Ndryshe, Kosova si shtet nuk përfshihet në këtë listë dhe 41-vjeçari cilësohet si trajner nga Maqedonia. /Telegrafi/

Exit mobile version