Telegrafi

Zekirja Ramadani: Feronikeli e meritoi së paku një pikë kundër Prishtinës

Prishtina ka arritur një fitore të madhe në kuadër të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Prishtinasit triumfuan në stadiumin “Rexhep Rexhepi” kundër skuadrës së Feronikelit me rezultat 1-0.

Pas takimit ka folur trajneri i vendasve, Zekirja Ramadani ka pohuar se skuadra e Nikelit e ka merituar së paku një pikë.

“Unë mendoj se e merituam së paku një barazim. Por, ky është futbolli. E dinim që kush gabon njëherë do të realizoi gol dhe mund të fitoj. U munduan që ta heqim presionin e para ndeshjes, por nuk ia arritëm këtë. I uroj futbollistët për angazhimin e bërë në këtë ndeshje”.

Ai më tutje e ka uruar klubin prishtinas për fitoren dhe ka tërhequr vërejtjen se kampionati është i gjatë.

“E uroj Prishtinën për këtë fitore, por kampionati është i gjatë. Më e rëndësishmja është se nuk humbën ndonjë lojtar. Ne tani po mendojmë për ndeshje e radhës që e kemi gjatë fundjavës me Ferizajin”, tha Ramadani.

Lexo po ashtu Prishtina fiton derbin ndaj Feronikelit, bëhet lidere në Superligën e Kosovës

Pas kësaj, Prishtina rrëmben pozitën e parë të renditjes tabelore me 33 pikë, një më shumë se Feronikeli i vendit të dytë.

Ndryshe, ‘Plisat’ në takimin e radhës do të takohet me Ballkanin gjersa Feronikeli do të ballafaqohet me Ferizajin. /Telegrafi/