Prishtina ka arritur një fitore të madhe në kuadër të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.
Prishtinasit triumfuan në stadiumin “Rexhep Rexhepi” kundër skuadrës së Feronikelit me rezultat 1-0.
Pas takimit ka folur trajneri i vendasve, Zekirja Ramadani ka pohuar se skuadra e Nikelit e ka merituar së paku një pikë.
“Unë mendoj se e merituam së paku një barazim. Por, ky është futbolli. E dinim që kush gabon njëherë do të realizoi gol dhe mund të fitoj. U munduan që ta heqim presionin e para ndeshjes, por nuk ia arritëm këtë. I uroj futbollistët për angazhimin e bërë në këtë ndeshje”.
Ai më tutje e ka uruar klubin prishtinas për fitoren dhe ka tërhequr vërejtjen se kampionati është i gjatë.
“E uroj Prishtinën për këtë fitore, por kampionati është i gjatë. Më e rëndësishmja është se nuk humbën ndonjë lojtar. Ne tani po mendojmë për ndeshje e radhës që e kemi gjatë fundjavës me Ferizajin”, tha Ramadani.
Pas kësaj, Prishtina rrëmben pozitën e parë të renditjes tabelore me 33 pikë, një më shumë se Feronikeli i vendit të dytë.
Ndryshe, ‘Plisat’ në takimin e radhës do të takohet me Ballkanin gjersa Feronikeli do të ballafaqohet me Ferizajin. /Telegrafi/