Site icon Telegrafi

Zekirija Ramadani pas humbjes nga Ballkani: Jemi dominues ndaj kundërshtarëve, por fati na ka kthyer shpinën

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani ka folur pas humbjes 2-1 në udhëtim te Ballkani në kuadër të javës së nëntë në Superligën e Kosovës.

Ballkani arriti ta mposht Prishtinën në minutat e fundit me një rikthim sensacional, falë dy golave të shënuar nga Mevlan Zeka (88’, 90+5) që zhvlerësuan golin e Otto John.

Kjo humbje ka bërë që trajneri i Prishtinës, Ramadani, t’ua lë fajin dekoncentrimit të fazës mbrojtëse, por nuk më vonë ka lavdëruar ekipin e tij për paraqitjen.

Lexo po ashtu Ismet Munishi: Prishtina kishte ardhur të mbrohej, fituam pasi u angazhuam shumë

“Një dekoncentrim në fazën mbrojtëse na kushtoi shumë. Pasi pranuam golin e parë u munduam të dalim përpara dhe të gjejmë sërish golin e dytë, madje duke e inkuadruar në lojë edhe një sulmues, mirëpo e pësuam edhe golin e dytë”, ka thënë fillimisht Ramadani pas ndeshjes.

“Pavarësisht disfatës, unë i gëzoj futbollistët për angazhimin, pasi që sot treguan një disiplinë të madhe taktike në fushën e lojës”.

“Jemi dominues ndaj kundërshtarëve, por ka diçka që nuk po shkon. Fati si duket na ka kthyer shpinën”, përfundoi trajneri i Prishtinës. /Telegrafi/

Exit mobile version