Site icon Telegrafi

Zekirija Ramadani: Nuk jam i kënaqur me rezultatin, ndeshjen e patëm në duart tona

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani ka folur pas barazimit të ekipit të tij në shtëpi ndaj Feronikelit.

Prishtina ka barazuar me Feronikelit me rezultat 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Superligën e Kosovës.

Ky barazim nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit të Prishtinës, Ramadani, i cili megjithatë mbeti i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve.

Lexo po ashtu Prishtina e pafat, ndalet në shtëpi nga Feronikeli

“Nuk jemi të kënaqur nga rezultati, nuk duhet të themi se kemi luajtur keq, por jo i kënaqur me rezultatin”, ka thënë fillimisht Ramadani pas ndeshjes.

“Këtë ndeshje e kemi pasur në dorën tonë, por e humbëm penalltinë dhe kjo pikë e arritur është meritë edhe e Feronikelit pasi kanë arritur të mbrohen mirë”.

Tutje, trajneri i Prishtinës foli edhe për rendimentin e sulmuesve dhe penalltinë e humbur.

“Humbja e penalltisë ndodh. Nuk është as e para penallti e humbur as e fundit nuk do të jetë”.

“Mendoj që është meritë e kundërshtarit, por mendoj edhe që Leo [Kryeziu] kishte një pauzë të gjatë dhe kjo ka bërë që ai mos të paraqitet në mënyrën ma të mirë”.

“Otto John erdhi nga lëndim dhe pësoi sërish lëndim gjatë duelit, i cili ia ktheu dhimbjen, por në këtë ndeshje vlen të ceket edhe paraqitje e mirë e kundërshtarit”, përfundoi trajneri i Prishtinës. /Telegrafi/

Exit mobile version