Telegrafi

Zekirija Ramadani futet në mesin e trajnerëve më të trofeshëm në Kosovë – Afrim Tovërlani i prinë listës prej 12 më të mirëve

Trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani ka hyrë në mesin e trajnerëve më të trofeshëm në Kosovës pasi titullit të fituar me ekipin nga Drenasi, ndërsa listës i prinë Afrim Tovërlani.

Zekirija Ramdani është futur në mesin e trajnerëve më të suksesshëm në vend me të fituar trofeun e dytë në Superligën e Kosovës në vikendin që lëmë pas, shkruan Gazetasheshi.com.

Tekniku shkupjan ka triumfuar në dy kampionate, njësoj sikurse edhe homologët e tij paraprak, Genc Hoxha, Gani Sejdiu, Ajet Shosholli e Jusuf Tortoshi.

Lexo po ashtu Formacioni i sezonit 2018/2019 në IPKO Superligë – 11 yjet që e dominuan futbollin kosovar

Vetëm Afrim Tovërlani mund ti superojë këta ‘mjeshtër’, pasi trajneri prishtinas ka fituar plot katër tituj kampioni.

Me nga një tituj kampioni qëndrojnë Ismet Munishi, Fadil Ademi, Valdet Shoshi, Ramadan Cimili, Bylbyl Sokoli e Bekim Isufi.

Afrim Tovërlani

2007-2008          FC Prishtina

2008-2009          FC Prishtina

2012-2013          FC Prishtina

2015-2016          KF Ferronikeli

Zekirija Ramadani

2016-2017         KF Trepça ’89

2018-2019         KF Feronikeli

Genc Hoxha

2004-2005            KF Besa

2005-2006            KF Besa

Gani Sejdiu

2009-2010           KF Trepça

2014-2015          KF Ferronikeli

Ajet Shosholli

1999-2000 KF Prishtina

2003-2004 KF Prishtina

Jusuf Tortoshi

2000-2001           KF Prishtina

2011-2012           FC Prishtina

Bylbyl Sokoli

 

2001-2002           KF Besiana

Bekim Isufi

 

 

2017-2018          FC Drita

Ismet Munishi

 

2013-2014     KF Kosova Vushtrri

Fadil Ademi

2010-2011    KF Hysi

Valdet Shoshi

2006-2007            KF Besa

Ramadan Cimili

2002-2003           KF Drita