Nënkryetari i LSDM-së dhe deputet në Kuvendin e Maqedonisë Muhamed Zekiri, në një intervistë për “TM Daily” në Telegrafi Maqedoni, ka folur për ngjarjet politike në vend, si dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.
I pyetur për tre figurat më të rëndësishme të popullit shqiptar, ai të parin e përmendi Skënderbeun.
“Shqiptarët kanë figura të shumta në historinë e vet, por unë do t’i kisha veçuar Skënderbeun, Ismail Qemalin dhe Adem Jasharin. Ky i fundit nuk do të harrohet asnjëherë nga gjenerata jonë, por edhe do të mbetet me shkronja të arta emri i tij dhe emri i familjes Jashari në historinë e popullit shqiptarë”, tha Zekiri.
Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë me deputetin Zekiri: