Site icon Telegrafi

Zekiri: Të çmendur, mos ua mbani brengat Britanikëve, brengosuni për veten tuaj

“Duke i parë këto të OBRM-së si i gëzohen daljes së Britanisë së Madhe nga BE, të mjerët dëshirojnë të na thuan, ja e shihni se përse ne së bashku me BDI nuk donim në BE”, ka reaguar Muhamed Zekiri në profilin e tij të Facebook, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Jashtë BE mund të vjedhim, të vrasim, të burgosim, të zgjedhim gjykatës nga defteri, etj. …Ore të çmendur mos ua mbani brengat britanikëve, brengosuni për veten tuaj, sepse e dini si thotë ajo popullorja: “Çfarë keni mbjellë atë do ta korrni”, qëndron në statusin e tij në Facebook./Telegrafi/

Exit mobile version