Muhamed Zekiri në një intervistë për televizioni Telma ka njoftuar se kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, gjatë rrugës së tij është ndalur në Strazhë dhe ka larguar një tabelë e cila ka qenë me mbishkrim vetëm në gjuhën maqedonase, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ali Ahmeti është i vetëdijshëm se ka ardhur në fundë të kohës së tij, në skenën politike shqiptare, këtë e tregon edhe fakti se para një dite është shkruar në të gjithë portalet e mbështetura nga BDI-ja, Ali Ahmeti urdhëroi shoferin e tij të ndaloj në vandkalimin Strazhë, dhe ka dalur nga makina të largojë një tabelë e cila ka qenë me mbishkrim vetëm në gjuhën maqedonase”, deklaroi Zekiri./Telegrafi/