Feronikeli ka arritur ta fitojë titullin për sezonin 2018/19 të Ipko Superligës, duke e mbyllur para Prishtinës.
Klubi nga Drenasi këtë verë kishte ofruar në klubi disa lojtarë të njohur, njërin ndër ta, mbrojtësin e krahut më të mirë në vend, Përparim Islamin.
Pas disa xhirosh klubi arriti marrëveshje me trajnerin shkupjan Zekirija Ramadani, i cili erdhi në vend të Sulejman Starovës.
Kjo dyshja Përparim Islami në krahë të djathtë dhe në bankë Zekerija Ramadani, po dalin të jetë sukses.
Një lëvizje të tillë e kishte bërë edhe Trepça ’89, që gjithashtu triumfoi në edicionin 2016/17.
Islami mbetet njëri ndër lojtarët e preferuar të Ramadanit, i cili festoi titullin e dytë brenda tri edicioneve.
Se ku do të jenë ‘dyshja’ Islami – Ramadani edicionin e ri mbetet për tu parë, pasi mbrojtësi ka mbetur pa kontratë, ndërsa trajneri në fillimi kishte nënshkruar për një vit. /Telegrafi/