Në fjalimin e mbajtur gjatë Akademisë Përkujtimore në një vjetorin e Kumanovës, babai i Valdet Zekajt, të arrestuar në Kumanovë, ka paraqitur dëshmi tronditëse lidhur me sjelljen e policisë maqedonase ndaj tyre, kur vizitojnë familjarët e arrestuar.
“Të burgosurit, të vrarët në Kumanovë janë të tradhtuar dhe nuk kanë shtet. Ne familjarët, pak në numër kemi marrë pjesë në gjykimin e tyre në vizitat e tyre. Kur bëjmë vizita, jemi të përcjellur prej kufirit. Jemi të bastisur, e kohën e fundit edhe po na zhveshin krejt. Krejt po na zhveshin, për me mujt me hy te familjarët”, ka thënë Ismail Zekaj, babai i Valdet Zekajt./Telegrafi/