Telegrafi

Zeka: Vetëm me Vetëvendosjen mund të bëhemi bashkë pas zgjedhjeve

Milaim Zeka, kryetari i Partisë Euroatlantike e Kosovës, në Debat Plus në RTV Dukagjini, ka bërë të ditur se është i vendosur të shkojë i vetëm në zgjedhje, por pas zgjedhjeve do të bashkohet me Lëvizjen Vetëvendosje.

“E vetmja parti politike që shohë bashkëpunim pas zgjedhjeve është LVV, kjo pasi koalicioni me LVV mund të jetë një koalicion që do ta luftojë korrupcionin dhe krimin e organizuar”, ka shtuar Zeka, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Zeka: I pamundur bashkëpunimi LDK-NISMA, Jakup Krasniqi e largoi fotografinë e Rugovës

Zeka, deputet në Kuvendin e Kosovës përballë analistëve në Debat Plus, ka shtuar se partia e tij në ditët në vazhdim do të bëjë publikë emrat e antarëve të rinj. /Telegrafi/