Telegrafi

Zeka: AAK dhe Nisma do t’i kenë deri në 19 deputetë

Kandidati për deputet nga Nisma për Kosovën, Milaim Zeka, ka thënë se në bazë të informacioneve qe ka është se AAK do t’i ketë 10 deri në 12 deputet në Kuvendin e Kosovës.

Zeka në TV Dukagjini ka thënë se Nisma deri më tani ka arritur në 7 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Ai ka folur edhe për kombinimet e mundshme për formimin e qeverisë.

Sipas tij, janë dy variante.

“E para është qe të bashkohen PAN dhe LDK. Dhe varianti i dytë është qe VV ta bëjë qeverinë bashkë me LDK-në”, ka thënë Zeka.