Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Nisma, Milaim Zeka i cili kishte dhënë nënshkrimin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale ka thënë se fillimisht ishte thënë se nënshkrimet e deputetëve po merreshin për të diskutuar peticionin për Gjykatën Speciale.
“Tek kur u futëm në sallën e Kuvendit po dëgjonim historinë trishtuese, për gjëra të jashtëzakonshme. Nënshkrimet ishin mbledhur me hile, dhe për qëllime krejt tjera”, ka shkruar ndër tjerash Zeka në Facebook.
Të gjithë këtë “histori” Zeka e ka quajtur si “hilja me peticionin dhe nënshkrimet e deputetëve”.
Postimi i plotë:
Hilja me peticionin dhe nenshkrimet e deputeteve
Te gjithe e dine sponzorin kryesor te disa veteraneve, qe tubuan nenshkrime per te futur ne ligjin e Gjykates Speciale “hetimin dhe ndjekjen edhe te serbeve qe kane kryer krime ne Kosove”! Keshtu ka qene ne fillim. Duke sjellur peticionin ne Kuvend, sponzori kishte ndryshuar qellimin e peticionit.
Hileja e dyte ndodhi ne Kuvend. Mashtrimi i deputeteve me nenshkrime. Na kerkuan nenshkrimet, pa asnje shkrese tjeter, perpos nenshkrimet. Menduam se do te debatonim rreth peticionit, asgje ma shume. Tek kur u futem ne sallen e Kuvendit po degjonim historine trishtuese, per gjera te jashtezakonshme. Nenshkrimet ishin mbledhur me hile, dhe per qellime krejte tjera.
Kur e pashe ambasadorin amerikan, dhe ate britanez, atehere po e kuptoja lojen e dikujte per ta goditur pamvaresine e Kosoves, pastaj edhe miqesine me perendimin.
Mbrame jam bindur per te fundit here: Ne trurin e lidershipit kosovar nuk ekziston interesi nacional. Nuk ekziston koncepti i shtetendertimit, po shtetshkaterrimit.
I mjere ky popull. Mjere femijet tane se ku po jetojne.
Çka me thane ma shume, perpos: Kuku per ne!!!(sic) /Telegrafi/