Deputeti i Grupit Parlamentar të NISMA Socialdemokrate, Milaim Zeka i cili ka zyrtarizuar krijimin e një subjekti të ri politik ka folur për tratativat për t’iu bashkuar PDK-së dhe AAK-së.
Zeka, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se po të kishte aderuar në PDK do t’i kishte fituar trefishin e votave që ka marrë në NISMA.
Ai ka thënë se futja në listën për deputetët si kandidatë i NISMA kishte ndodhur për hatër të Jakup Krasniqit.
“Ju tregoj diçka që tashmë nuk është ndonjë sekret. Kanë ardhur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Sami Lushtaku dhe më kanë lutur tash t’i bashkohem PDK-së. Ngjarja ka ndodhur para dy-tre muajsh”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Zeka thotë se ka pranuar informata që ai qëndron në top-listë sa u përket politikanëve të pëlqyer.
“Unë kam vendosur që me vizionin tim të tuboj disa njerëz që i besojnë vizionit tim dhe të formoj nga grupacion të ri politik. Targeti im janë njerëzit e pakënaqur”.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës thotë se ai kishte vendosur t’i bashkohet partisë së Kryeministrit, por takimi i Berlinit ia kishte ndryshuar mendjen.
“Unë kisha vendosur që 90% do t’i bashkohesha AAK-së. Kam thënë kurrë nuk shkoj në PDK. Por tash unë nuk pajtohem me atë që ka ndodhur në Berlin”, tha ndër të tjera Milaim Zeka./Telegrafi/